Ky është oficeri i RENEA-s që u kap sot duke transportur kokainë, në pranga edhe 2 shokët e tij (emrat)

Ky është oficeri i RENEA-s që u kap sot duke transportur kokainë, në pranga edhe 2 shokët e tij (emrat)

May 14, 2021 0

Ky është oficeri i RENEA-s, Xhulio Liçi, i cili u kap sot duke transportuar 1 kg kokaine Ndërkohë dalin detaje të reja mbi operacionin antidroge te zhvilluar sot, në Tirane.

Si rezultat i një operacioni disa ditor i SHÇBA-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, janë vënë në pranga tre persona. Ata jane Xhulio Liçi (efektiv i RENEA-s) si dhe bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci.

Ata jënë kapur në zonën e Ndroqit duke transportuar 1 kg kokainë. SHÇBA e ka ndjekur prej një jave Liçin derisa sot ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë. Mësohet se ai u shërbente grupeve të drogës, duke bërë të mundur shpërndarjen e kokainës. Meqënëse ishte oficer policie me anë të kartës së punës, shfrytëzonte postin për aktivitete të tilla kriminale.

Është sekuestruar kokaina dhe telefonat e të arrestuarve. Po kontrollohen banesat e tyre, ku deri tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Po vazhdojnë hetimet për të parë kush janë shitësi, blerësi apo dhe furnizuesi i lëndës narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i RENEA-s ishte një nga më të mirët e repartit ku bënte pjesë.