“Ky vend promovon vetëm të fortët dhe të pasurit”, Ambasadorja Elsa Hastad flet pse ikin të rinjtë

“Ky vend promovon vetëm të fortët dhe të pasurit”, Ambasadorja Elsa Hastad flet pse ikin të rinjtë

April 22, 2021 0

Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se ka një problem kur shumë njerëz largohen nga vendi.

Ambasadorja tha se njerëzit largohet për një të ardhme më të mirë. Ata së pari duhet të ketë një shtet të mirëqenies që kujdeset për njerëzit e varfër.

Hastad shtoi se duhet një vend që nuk promovon vetëm njerëzit që janë të fortë e të pasur. Duhet të nxiten edhe për njerëzit e varfër.

Një numër i konsiderueshëm të rinjsh kanë lënë Shqipërinë çdo vit. Nga pikëpamja juaj, a keni një mesazh për këta të rinj? A munden ata që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu?

E: Po, sigurisht që ata mund ta ndërtojnë jetën e tyre këtu. Unë mendoj se ka një histori të pathënë, por pozitive për Shqipërinë, që duhet përsëritur herë pas here. Besoj se ka një perceptim negativ për Shqipërinë që është përhapur. Kur unë vij si një e huaj që punon këtu, shoh të gjitha gjërat fantastike që keni. Punësimi, puna, të qenurit i hapur.

Shqipëria është një vend I hapur. Ju keni një ekonomi tregu. Ju nuk keni më regjim vizash. Pra mund të udhëtoni të lirë. Keni gjithashtu potencial nga turizmi. Ju keni njerëz të edukuar, njerëz me aftësi që dinë gjuhë të huaja. Ka kaq shumë gjëra të mira. Por unë mendoj gjithashtu se ka një problem kur shumë njerëz largohen nga vendi. Sepse është një fenomen që si të thuash, përhapet.

Jam takuar edhe me njerëz që janë larguar, por që në fakt nuk kanë dashur të largohen. Largohen për shkak se e gjithë familja është larguar. Pra, vëllai im u largua, përse duhet të qëndroj unë?! Pra nuk është e thënë që çdo kush që largohet ka dëshirë të largohet. Është diçka që përhapet lehtësisht. Mesazhi im është: Largohuni, por kthehuni përsëri nëse keni dëshirë. Unë takoj shumë njerëz që kanë qenë jashtë, janë inspiruar andej, mësuan gjuhën dhe më pas janë kthyer.

A mendoni se politikanët i zhgënjyen të rinjtë, këto 30 vite pas rënies së komunizmit? E them këtë pasi në atë sistem nuk mund të largoheshe paqësisht nga Shqipëria. Në këtë sistem, ti mund të largohesh dhe shumë politikanë thonë se kjo është diçka normale në një vend të lirë. Mendoni se është normale apo anormale? Pra njerëz që largohen në shifra të mëdha.

Unë nuk mund të them nëse dikush zhgënjeu dikë tjetër. Kjo nuk më takon mua. Por, unë e shoh problemin. Sigurisht që duhet ndërtuar një vend që krijon mundësitë dhe i ofron ato. Pra, njerëzit duhet të shohin se kanë një të ardhme. Kjo lidhet me shumë aspekte. Së pari duhet të ketë një shtet të mirëqenies që kujdeset për njerëzit e varfër.

Thënë më thjeshtë, një vend që nuk promovon vetëm njerëzit që janë të fortë e të pasur. Duhet promovim edhe për njerëzit e varfër. Kjo është e rëndësishme, pasi vendi do të prodhojë kualitet. Sigurisht që duhet edukim i mirë dhe punësim. Ju keni shumë nga këta elementë. Potenciali është i madh. Dua që ta nënvijëzoj këtë.