Labi për DJ Regards: “Këtu paguhej 50 euro. Te ne duhet të jesh i huaj, që të vlerësojnë”

Labi për DJ Regards: “Këtu paguhej 50 euro. Te ne duhet të jesh i huaj, që të vlerësojnë”

May 12, 2021 0

DJ Regards ishte i nominuar në Brits 2021 për çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”, për këngën “Secrets” në bashkëpunim me RAYE. Çmimi shkoi në duart e Harry Styles për këngën “Watermelon Sugar”.

Për DJ-në me prejardhje nga Ferizaj pjesëmarrja në këtë mbrëmje ishte një sukses i madh.

“Shikoni ku ka arritur ky djalë duke realizuar ëndrrat”, shkruan këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri. Ai publikoi në InstaStory disa imazhe të Regard nga paraqitja në Brits 2021.

Postimi i plotë:

“Sa mirë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë i keni videot kur doni me i pa serish! Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! TE ne, duhet me kanë i huaj për me ta dit vlerën!

E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mdhaja të njerëzit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur në mbrëmje apo dikah tjetër, sot shikojeni ku ka arritur. Atje ku askush se ka pritur! HAHA, sa mirë që e shohim sepse fatin e dikujt e din Zoti athere kur dhe kujt me ia dhuru. Regard, urime e suksese edhe ty sikurse Dua Lipës që po iu urojnë! Punë të mbarë Regard, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri.

revista.one/