Ledjana rikthehet në “Për’Puthen Prime”, flet për Mevlanin dhe hyrjen e vëllait të tij
October 3, 2021Ledjana Prenga ishte e ftuar mbrëmë në “Për’puthen Prime”.
Ish-konkurrentja tregoi se nuk flet më me Mevlanin dhe nuk ka folur që pas daljes nga emisioni. Madje, ajo tregoi se i ka bërë bllok kudo dhe vazhdon ta ketë.
E pyetur nëse është penduar për këtë histori, Ledjana u përgjigj se kjo ishte një histori e mbyllur.
Gjithashtu, ish-konkurrentja tregoi se ka dëgjuar për pjesëmarrjen në emision të vëllait të Mevlanit dhe i uroi atij suksese. Megjithatë, ajo u shpreh se nëse do të kishte qenë vëllai i saj, ajo s’do të ishte dakord për hyrjen e tij në emision.
Duket se fakti që nuk e gjeti dot dashurinë në emision, e bëri Ledjanën skeptike për formatin “Për’puthen”.
Kujtojmë se çifti u ndan pa asnjë sqarim. Pavarësisht mos komunikimit dhe fshirjes së këngës nga YouTube, Mevlani ka vazhduar ta këndojë këngën në evente, ku ka qenë i ftuar.