“Shumë pranë marrëveshjes”,  The Sun: Shqipëria do të pranojë klandestinët e huaj që kapen në Britaninë e Madhe; Reagon qeveria

“Shumë pranë marrëveshjes”, The Sun: Shqipëria do të pranojë klandestinët e huaj që kapen në Britaninë e Madhe; Reagon qeveria

October 3, 2021 0

The Sun në një artikull të publikuar shkruan se Shqipëria do të strehojë të gjithë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Migrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të çohen në Shqipëri sipas një plani të ri kundër azilit, shkruan The Sun.

Migrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër pritjeje në Shqipëri, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u shqyrtuar.

Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se kjo do të pengojë në të ardhmen ata që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm në det në kanalin La Mansh.

Ajo tha se mbrëmë se qeveritë “duhet të marrin në konsideratë çdo mundësi kur merren me azilkërkuesit”.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Boris Johnson Dan Rosenfield është një shtytës kryesor i kësaj politikë dhe po drejton këtë operacion në Ministrinë e Jashtme.

Një burim i brendshëm tha: “Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo të ndodhë. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani jemi në detajet oërfundimtare siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të pres Shqiplria”.

Krijimi i një qendre përpunimi jashtë shtetit është pjesë e Projektligjit të ri për Kombësinë dhe Kufijtë.

Propozimi vjen mes presionit në rritje për të vepruar pas një rekordi të rritjes në 17,000 migrantë në Britaninë e Madhe të ardhur nga Franca deri më tani këtë vit.

Ministrat gjithashtu duan të shkatërrojnë bandat e trafikimit të njerëzve që kërkojnë mijëra paund për kalimet.

Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka gjithashtu kanë zhvilluar bisedime për ndarjen e një qendre përpunimi në Ruandë në Afrikë.

U zbulua një vit më parë se Qeveria po konsideronte krijimin e një kampi në Ishujt Ascension – 4,000 milje larg në Atlantikun e Jugut.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht nuk ka marrëveshje dypalëshe me shtetet e BE -së për kthimin e azilkërkuesve.

Çështja e kalimit të emigrantëve shihet si shumë e dëmshme për Qeverinë britanike.

30 deputetë konservatorë në të ashtuquajturin Grupi i Forcave Kufitare po kërkojnë veprime. Francës i janë premtuar 54 milionë funte për të ndihmuar në ndalimin e fluksit të kalimeve të migrantëve.

Kohët e fundit u shfaqën pamjet e një stërvitjeje që tregonte avionë të blinduar të përgatitur për të kthyer pas anijet me emigrantë me drejtim Anglinë.

Reagimi

Me një postim në rrjetet sociale ai shkruan se lajmi se Shqipëria do të ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë.

“Lajmi se do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne” shkruan Fuga në postimin e tij.

Megjithatë, deklarataa nuk i referohet Britanisë dë Madhe as bisedimeve të zhvilluara nga Ministri i Brendshëm Çuçi.

Shqipëria dhe Anglia kanë nënshkruar një marrëveshje për dëbimin e emigrantëve shqiptarë pa letra dhe të atyre që janë përfshirë në vepra kriminale. Marrëveshja e re është firmosur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, dhe sekretarja britanike për punët e brendshme, Priti Patel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Shqipëri, pak muaj më parë.

revista.one/