‘Lidhjen e Albi Dhimës e zbulova nga Instagrami Alvisës’, Alesja e Përputhen tregon lojën e dyfishtë

‘Lidhjen e Albi Dhimës e zbulova nga Instagrami Alvisës’, Alesja e Përputhen tregon lojën e dyfishtë

June 3, 2022 0

Alesja Hoxha, vajza simpatike e cila u bë e njohur nëpërmjet ‘Përputhen’, rrëfeu për herë të parë si e zbuloi se Albi Dhima ishte në një lidhje jashtë dhe në fakt po bënte një lojë të dyfishtë me të.

E ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, ‘Glamour Zone’ në TV ORa, Alesja u shpreh se gjithçka nisi pasi i vodhën Instagramin Alvisa Qarrit, dhe shumë të vërteta dolën në dritë.

Ester Bylyku: Sa % e sigurt, ishe dhe je që gjatë njohjes me ty, Albi ka pasur një lidhje paralele jashtë?

Alesja Hoxha: Alvisa Qarrit, i është vjedhur Instagrami, dhe ishin publikuar disa biseda ku në to ishte një foto që ishte Alvisa me Bashkimin dhe Albi me një vajzë tjetër. Kjo foto ishte 2 ditë përpara deklarimit që ai bëri për mua.

Ndër të tjera Alesja theksoi se Albi ishte ndryshe përpara kamerave dhe tërësisht ndryshe në prapaskenë.