“Njëherë në dhomën e rrëfimit…”/ Donaldi dhe Beniada sqarojnë se ç’ndodhi mes tyre

“Njëherë në dhomën e rrëfimit…”/ Donaldi dhe Beniada sqarojnë se ç’ndodhi mes tyre

June 3, 2022 0

Aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother Vip, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.

Të pyetur në “Më lër të flas” nga Megi Pojani, Beniada e mohoi, ndërsa Donaldi tha se mes tyre ka pasur kimi shoqërore.

Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…

Beniada: Jo asnjëherë…

Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit

Megi: Një kimi, apo diçka

Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë

Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.

Donaldi: Me Beniadën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.

Donaldi e pyeti nëse është penduar që ka kaluar aq shumë kohë me të.

Beniada: Pishman nuk jam bërë për asgjë, e kam shijuar pafund

Donaldi: Nuk je bërë pishman që ke ndenjur me mua

Beniada: Asnjëherë! Madje jam bërë pishman që nuk kam ndenjur më shumë me ty

Donaldi: Okej, duhet të rrinim akoma më shumë aty brenda bashkë?

Beniada: Po

Donaldi: Po ti pa, që dëgjoje mend e botës

Beniada: Po ti që ngele me të tjerët

Romeo: Ti, a flet me të gjithë banorët?

Beniada: Ne a flasim me të gjithë? Me ca po, me ca jo

Romeo: Po mirë, që ti bie larg e larg nga Kina, po me Einxhelin a flet

Beniada: Jo, nuk flasim

Romeo: Po pse nuk flisni

Beniada: Po ku di unë e shkreta (qesh)