Linda e “Për’puthen+40” hap zemrën: Babai më mohoi qysh kur linda!

Linda e “Për’puthen+40” hap zemrën: Babai më mohoi qysh kur linda!

June 9, 2021 0

Sot në “Për’puthen” u transmetua takimi i Lindës me Ndriçimin. Gjatë këtij takimi, Linda i hapi zemrën konkurrentit dhe i tregoi historinë e vështirë të jetës së saj.

Ajo u shpreh se është rritur nga prindër të divorcuar dhe se nuk njihet me motrat dhe vëllezërit nga ana e babait, të cilët mesa di ajo janë tre.

@Unë jam rritur nga prindër të divorcuar. Të dy janë martuar sërish pas divorcit, kanë pasur fëmijë nga martesa të tjera.
Fëmijët janë miksuar. Nuk kam lidhje me vëllezërit dhe motrat nga ana e babait. Me sa di janë tre. Nga ana e mamit kam një motër dhe një vëlla. Me këta të dy jam rritur”, u shpreh mes emocioneve konkurrentja. revista.one/