Loco i “Për’puthen” rrëfen të vërtetën, çfarë lloj droge ka provuar

Loco i “Për’puthen” rrëfen të vërtetën, çfarë lloj droge ka provuar

May 1, 2021 0

“Me shoqërinë kam provuar cannabis, por ajo as drogë nuk quhet” rrefehet Loco. Duke qenë se është një djalë i mbuluar nga tatuazhet, shpesh shumë persona mund të mendojnë se Elvis Lushi, është edhe një konsumator i lëndëve narkotike.

Por si qëndron e vërteta ai e sqaron për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin “Glamour Zone”.

“Bëre mirë që dole në këtë temë sepse shumë njerëz që më shohin me tatuazhe e keqkuptojnë. Unë nuk i kam provuar lëndët narkotike, sepse mua gjërat që më pëlqejnë vazhdoj t`i konsumoj. Dhe kam menduar që nëse do më pëlqejnë do të bie dhe hajde të ngrihem prapë. Me shoqërinë kam provuar cannabis, por ajo as drogë nuk quhet” thotë Elvisi.

Elvis Lushi, që ndryshe njihet thjesht si Loco.
Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, madje edhe që ishte në një njohje, deri në momentin që Ester i zbulon se ai del me 2 vajza njëkohësisht.

Ester Bylyku: Për momentin je në një lidhje?

Elvis Lushi: Në lidhje jo, por në njohje.

Ester Bylyku: Me një brune me flokë të gjata?

Elvis Lushi: Jo është bjonde (qesh).

Ester Bylyku: Mos gënje, të kam parë vetë , ishe nga Liqeni te Garda, me një brune me flokë të gjata, kishe veshur një kostum bojëqielli. Kush është ajo? (qesh)

Elvis Lushi: E thamë që jam në një njohje. Prite pjesën që thashë është bjonde se më hape punë me atë të tjetrën (qesh).