Lojërat Olimpike, Briken Calja kualifikohet direkt në 5 më të mirët

Lojërat Olimpike, Briken Calja kualifikohet direkt në 5 më të mirët

June 13, 2021 0

Peshëngritësi Briken Calja njoftoi kualifikimin e tij zyrtarisht në Lojrat Olimpike ‘Tokyo2020’!

“Faleminderit për vëmendjen që i kushtoni sportistave olimpikë. Kam filluar përgatitjen për evenimentin më madhor siç janë Lojrat Olimpike, edhe pse me një sfidë kualifikuese shumë të vështirë prej pandemisë, ja dola të jem në 5 më të mirët dhe të marr kualifikimin direkt në Lojrat Olimpike. Ky është një lajm madhor për shtetin shqiptar dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, pse jo dhe një medalje Olimpike.

Gara është shumë e fortë pasi po flasim për Lojrat Olimpike, siç edhe dihet shteti shqiptar akoma nuk ka në ‘CV’ një medalje olimpike, kështu përgjegjësia është shumë e madhe dhe sfida është jashtëzakonisht shumë e vështirë” – u shpreh Calja.

revista.one/