“Lufta” për Monikën vazhdon, Donaldi-Ilirit: Ajo ta mbylli gojën…

“Lufta” për Monikën vazhdon, Donaldi-Ilirit: Ajo ta mbylli gojën…

January 18, 2022 0

Diskutim i ashpër midis Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt. Debati i mbrëmshëm pati në qendër Monikën dhe zinxhirin e nominimeve që krijoi aq shumë polemika. Aktorja u konfliktua me Ilirin gjatë një televotimi, ku vendosi mos ta shpëtojë këtë të fundit. Ndërkohë, në emisionin e së premtes, ajo tha emrin e tij si konkurrentin që dëshironte mos ta fuste në eliminim.

’I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’,- i tha Donaldi.

Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.

‘’Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’,- tha Iliri.

Rikujtojmë se disa ditë më pare, Monika Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë mes të qeshurave duke vënë në pikpyetje marrëdhenien e vertetë midis dy banorëve.

Ajo ka thënë se dyshja sipas saj janë miq dhe gjithçka e bëjnë për lojë.

“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta”, ka thënë Monika. revista.one/