Luiz Ejlli niset për në Angli, koncerte me dy këngëtare shqiptare

Luiz Ejlli niset për në Angli, koncerte me dy këngëtare shqiptare

June 20, 2023 0

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, pas koncerteve në SHBA, do të niset drejt Britanisë së Madhe pasi janë planifikuar disa shfaqje për të.

Ishte vetë Luizi ai që sapo ndau në rrjetin e tij social ‘Instagram’ disa postera nga koncertet që do mbahen në 23 dhe 24 Qershor në Londër.

Nuk dihet nëse edhe këtë radhë do të shkojë pa Kiarën, apo tani që moderatorja e përfundoi eksperiencën si drejtuese e emisionit ‘Kepi i Tundimeve’, mund të shkojë me të.

Kujtojmë se Luizi qëndroi në SHBA për disa javë, ku u dhuroi shqiptarëve të Amerikës kënaqësinë që ta shohin nga afër e që të dëgjojnë muzikë nga zëri i tij.

revista.one/