Krist Aliaj dhe Dea Mishel në romancë mes tyre? Fotot duke bërë bashkë “shopping”

Krist Aliaj dhe Dea Mishel në romancë mes tyre? Fotot duke bërë bashkë “shopping”

June 20, 2023 0

Dea Mishel dhe Krist Aliaj kanë shkuar së bashku për ‘shopping’. Ato kanë postuar disa momente në ‘Instastory’ ku shihen duke zgjedhur rroba të ndryshme, mbase për emisionin e radhës.

Kristi dhe Dea ishin dy nga 4 finalistët e ‘Big Brother VIP Albania’. Gjatë javës së fundit në shtëpi, ata krijuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin, e pas përfundimit të eksperiencës janë parë shpesh së bashku.

Tashmë, ata janë më shumë së bashku, pasi janë pjesë e jurisë në ‘She’s on top’, ku komentojnë vajzat e reja që aspirojnë botën e modelingut.

Mirëpo, kimia që kanë mes tyre është përfolur në rrjet si diçka më shumë. ‘Doza’ e dyshimit shtohet akoma më shumë kur shihen së bashku, e kështu ka ndodhur sot.

Kristi dhe Dea janë bashkë në programin “She’s On Top” në ekranin e Top Channel, si gjithmonë si pjesë e “E Diell”

revista.one/