Luiz Ejlli publikon këngën e re “Amanet”, videoklip me Elvis Pupën

Luiz Ejlli publikon këngën e re “Amanet”, videoklip me Elvis Pupën

September 8, 2023 0

Artisti i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka prezantuar dje (e enjte) këngën e re. “Amanet” mban titullin projekti i tij i radhës, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Protagonist në videoklip është komediani dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, Elvis Pupa si dhe Santiana Maloku.

Teksti është shkruar nga Petro Xhori me muzikë nga Anxhelo Koci. Aranzhmenti i këngës u realizua nga Xhumill, kurse në saksofon është Franci Sula.

Videoja i është besuar produksionit SynopsisAds. Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.