Luiz Ejlli takon prindërit e Kiarës në Itali: Erdha sa të bëj një Story…

Luiz Ejlli takon prindërit e Kiarës në Itali: Erdha sa të bëj një Story…

June 10, 2024 0

Këngëtari Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito kanë udhëtuar drejt Italisë së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli e cila erdhi në jetë 1 muaj më parë.

Çifti kanë takuar prindërit e moderatores, të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Itali.

Luizi ka postuar në InstaStory një video të gjithë familjen e bashkuar, ndërsa si gjithmonë ai vazhdon me batutat e tij.

“Ja ku jam me Arben Titon, Kiara Ferranin dhe Blerta Titon.  Tani po iki se erdha sa të bëj një story dhe po vazhdoj prap”- dëgjohet të thotë Luizi.

Kujtojmë që historia e dashurisë së çiftit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit.

revista.one/