Luizi dhe Efi fitojnë garën e ‘The Voice of Big Brother’, Vëllai i Madh i izolon në një dhomë të kujdesen për kukullën

Luizi dhe Efi fitojnë garën e ‘The Voice of Big Brother’, Vëllai i Madh i izolon në një dhomë të kujdesen për kukullën

January 22, 2023 0

Dea, Efi dhe Bjordi u përzgjodhën nga juria e improvizuar si finalistë, për performancën më të mirë në  ‘The Voice of Big Brother’ që u zhvillua gjatë kësaj jave.

Ata garuan sërish gjatë spektaklit, ku dy prej tyre u zgjodhën fitues. 

Bektashi, Maliqi dhe Male zgjodhën Luizin dhe Efin si çift fitues të kësaj sfide. 

Fituesit e ‘The Voice of Big Brother’ do të qëndrojë në një dhomë bebash brenda në shtëpi, por pa patur kontakt me banorët e tjerë. Ata do të luajnë rolin e prindërve, deri të martën.