“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin”, Armaldo fillon të ndjejë mungesën e këngëtarit

“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin”, Armaldo fillon të ndjejë mungesën e këngëtarit

January 22, 2023 0

Këngëtari Luiz Ejlli dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Efi mbrëmë (e shtunë) pas ‘Prime’-it u vendosën në një dhomën të veçantë, e ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata do të qëndrojnë të izoluar deri të martën (24 janar) dhe si obligim kanë të kujdesen për një fëmijë (lodër), në rast se dyshja thyen rregullat dhe kontaktojnë banorët e tjerë do të penalizohen duke i zbritur dy mijë euro nga çmimi i madh.

Por, disa prej banorëve kanë filluar të ndjejnë tashmë mungesën e Luizit, ishte Armaldo ai që gjatë diskutimit me Kiarën tha se pa të Big Brother nuk ka kuptim.

“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin, si do t’ja bëjmë, të flasim drejtë, nuk ka kuptim, pikë mbaroi, nuk ka më dyshim, do të shohim këto dy-tre ditë se çfarë do bëjmë, më kë unë mund të bjë një debat, të bëjë një shaka”, i tha Armaldo-Kiarës.

Në anën tjetër edhe Kiara është afruar tek dera e dhomës ku po qëndrojnë Luizin me Efin dhe ka komunikuar me ta.

Theksojmë që qëndrimi i Luizit dhe Efit për të qëndruar bashkë të ndarë nga banorët e tjerë erdhi pasi dyshja u zgjodhën fitues të garës “The Voice of Big Brother”. 

revista.one/