Martohet portieri i “Prishtinës”, i ati këngëtar në dasmën e tij përrallore

Martohet portieri i “Prishtinës”, i ati këngëtar në dasmën e tij përrallore

August 15, 2021 0

Mbrëmë (e shtunë) është martuar djali i këngëtarit të njohur shqiptar, Afrim Muçiqi, Alban Muçiqi.

Futbollisti i njohur i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzur dashurinë shumëvjeçare me martesë me bukuroshen nga Podujeva, Anita Visoka.

Familja organizonte një ceremoni madhështore në një nga restoret luksoze, ndërsa për atmosferën u përkujdes vet Afrimi në bashkëpunim me këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi-Xeni.

Albani është portier prej vitesh në FC Prishtina, i cili njëherësh shquhet për performancat e tij të suksesshme në të gjitha ndeshjet që ka luajtur kjo skuadër.

Afrimi është baba i katër fëmijëve, ndërsa është i martuar me këngëtaren Halime Mani. Artisti këtë verë po vazhdon të jetë aktiv dhe tejet i angazhuar me mbrëmje dhe dasma.