Kida bëhet “panterë e kuqe” me veshje lëkure e fuoristradë pas shpine

Kida bëhet “panterë e kuqe” me veshje lëkure e fuoristradë pas shpine

August 15, 2021 0

Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida, ka befasuar fansat e saj me paraqitjen e fundit.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, duke i sjellë vazhdimisht ndryshime publikit si në aspektin profesional ashtu edhe në fizikun e saj.

Bukuroshja kësaj radhe ka ndarë një imazh të realizuar në një nga mbrëmjet muzikore, me anë të cilit rrëmbeu vëmendje të madhe.

Ajo vjen atraktive në veshje lëkure ngjyrë të kuqe, teksa flokët kaçurrele e bën të duket edhe më tërheqëse.

Këngëtarja po shijon suksesin e këngës së re “Dale” që e solli pak javë më parë me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën. 24 vjeçarja veç tjerash është e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

revista.one/