Me kë do të rrinte në një vilë? Olsa zgjodhi Arjan Konomin, përgjigjet e autores së Për’puthen, që tërbuan Olti Currin

Me kë do të rrinte në një vilë? Olsa zgjodhi Arjan Konomin, përgjigjet e autores së Për’puthen, që tërbuan Olti Currin

June 16, 2022 0

Olsa Muhameti, te “Goca dhe Gra” foli më shumë për projektin e saj të ri, emisionin “Kepi i Tundimit”, për miqësitë, bashkëpunimet dhe për pëlqimet…

Cila pjesë e trupit të tundon më shumë te një mashkull?

Po që nuk e kisha menduar… por janë shpatullat.

Olsa në “Kepin e Tundimeve”, në vend të konkurrentëve, çfarë do të kishe bërë ndryshe?

Do të kisha qenë më e lirë. Kjo më bezdis shumë, ti ke ndarë mendjen të bësh një revolucion, të futesh në një program që ndodh për herë të parë në Shqipëri, thonë mos ma jep apo mos më bëj këtë gjë. Ti po e bën këtë gjë jashtë kamerave, pse nuk e bën njësoj dhe në kamera?

Olsa në “Kepin e Tundimeve” si konkurrente, do të tundohej më të qëndruar me Bora Zemanin apo Nevina Shtyllën?

Unë mendoj që ti në jetë merr atë që kërkon, kështu që patjetër me Bora Zemanin!

Në vilën e meshkujve, do të të tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin?

Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo.

Vesi që çuditërisht të tundon më shumë te një mashkull?

Më pëlqen të ulesh me një djalë dhe të pish gjerë e gjatë verë. Ti nuk bën dot biseda të gjata me dikë që nuk pi alkool.

Klikimet në Youtube apo audienca në ekran?

Sa pyetje e vështirë! Mendoj që klikimet në Youtube janë një matës i audiencës në tërësi. Por ëndrra ime në sirtar është që të kemi një audiencë televizive të vërtetë.

Reagimi i Olti Currit

Sigurisht që Olti nuk e ka lënë në hije kunjën e Olsës duke reaguar në rrjetet e tij sociale. Olti i është kundërpërgjigjur dhe le të themi se fjalët e tij janë akoma më ironike se ato të Olsës.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”- ka thënë Olti.

revista.one/