“Kepi i Tundimeve”, 5 vajza dhe 5 djem me rroba banje në emisionin veror, ja cilët do të jenë nga Për’puthen

“Kepi i Tundimeve”, 5 vajza dhe 5 djem me rroba banje në emisionin veror, ja cilët do të jenë nga Për’puthen

June 16, 2022 0

“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti në Top Channel e që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon.

Autorja Olsa Muhameti zbuloi disa nga detajet e këtij reality show, në një intervistë për “Goca dhe Gra”:

“Kepi i tundimeve” është një produksion që unë do e quaja ekstravagant. Është një program veror, ka plazh, ka natyrë të bukur. Ka pak erotizëm, romancë, nuk ka sherre.

Janë dhjetë beqarë, pesë vajza, pesë djem që rrinë me rroba banjo gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore dhe kështu po përjetohet. Janë dy vila. Do të jenë brenda një ambienti që ka disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final, nëse i thyejnë rregullat, nuk do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin final.

Çmimi në fund është individual, pasi siç thotë Olsa, qëllimi i programit nuk është për të bërë çifte, është argëtim. Në fund, çmimin e fiton ai që nuk është tunduar, ai merr 20 mijë euro.

Olsa tha se do të ketë personazhe nga “Përputhen”, dhe mes tyre është Fation Kuqari, ndërsa për Atheun tha se nuk ka dijeni. Olsa tha se dy nga 10 personazhet janë edhe Gabrieli dhe Erjola e “She’s on Top”.

“Atdheu nuk e di nëse është. Ka rikthime nga Përputhen, nuk rikthyem, shumë për t’i ndarë produksionet. Janë 7 personazhe tërësisht të ri. Ky është Gabrieli, është i huaj. Është dhe Erjola. Dhe i treti është Fationi që vjen nga “Përputhen”. Janë 10 të rinj single. Ky mendoj është më i vështiri nga ato që kam bërë. Xhirimet vazhdojnë”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti dhe që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon.