Paqe! Reperët Ledri dhe Getoari fotografohen për herë të parë bashkë pas shumë vitesh “luftë”

Paqe! Reperët Ledri dhe Getoari fotografohen për herë të parë bashkë pas shumë vitesh “luftë”

July 4, 2022 0

Ledri Vula dhe Getoar Selimi janë fotografuar për herë të parë bashkë pas shumë vitesh. Dy artistët janë parë në një bar ku pranë tyre ka qenë edhe partnerja e Ledrit, Sara.

Në fotot e publikuara në mediat sociale ata shihen duke biseduar teksa nuk dihen ende detajet e kësaj bisede.

Ledri fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë, jo vetëm për shkëputjen e papritur por edhe për konfliktin fizik me ish-të fejuarin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Getoari asokohe mbështeti në Gjykatë këtë të fundit dhe kjo solli krisjen e raportit mes tij dhe Ledrit. Për një kohë Ledri qëndroi jashtë muzikës, për t’u rikthyer me “100 probleme” dhe bashkëpunime të tjera si Ledri Vula dhe jo më si “Skillz”, me Visar Shalën i njohur ndryshe si Skivi.

Me rikthimin në muzikë, Ledri Vula bëri paqe me ish-bashkëpunëtorët. Ai është parë me Skivin, me Majk ka bërë videoklip dhe së fundmi ka bërë paqe edhe me Ghetto Geasy.