Meghan Markle, akuza për Familjen Mbretërore: S’donin që djali im të ishte princ

Meghan Markle, akuza për Familjen Mbretërore: S’donin që djali im të ishte princ

March 8, 2021 0

Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore.

Ajo ka thënë se ata nuk donin që djali i tyre të ishte Princ. Në intervistën për Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.

Markle hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Harry kishin vendosur që Archie të mos kishte një titull mbretëror, të cilin ia dhuronte Mbretëresha, me pretendimin se donin që ai të kishte një jetë normale.

Ajo u pyet nga Oprah nëse djalit të saj nuk i është dhënë titulli “për shkak të rraces së tij”.

Markle e konfirmoi duke thënë se një gjë e tillë ishte e vërtetë.

“Ata nuk donin që të ishte një princ ose princeshë. Ai nuk do të kishte siguri. Kjo vazhdoi për muajt e fundit të shtatzënisë time. Ne nuk po themi mos e bëni një princ, por nëse po thua se titulli do të ndikojë në sigurinë e tij…djali ynë duhet të jetë i sigurt”,- u shpreh Meghan.

Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë.

I pyetur për bisedën, Harry tha: “Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur.”
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë të ditur se kanë lidhur kurorë para dasmës së tyre mbretërore.

“Tri ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Por ne e thirrëm kryepeshkopin [e Canterbury] dhe ne vetëm thamë, “Shikoni, kjo gjë, ky spektakël, është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh”,- tha Markle.
Gjatë intervistës Harry zbuloi se djali i tyre Archie do të bëhet me një motër.

“Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”,- u shpreh Harry.

Gjatë kësaj interviste, Meghan dha një deklaratë tronditëse ku u shpreh se familja mbretërore nuk kishte dashur që djali i saj të ishte një princ.

Sipas saj, ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie.

/Revista.one/