Melisa e “Për’puthen”: Tea e ka mbështetur lidhjen time me Andin, që në fillim

Melisa e “Për’puthen”: Tea e ka mbështetur lidhjen time me Andin, që në fillim

May 3, 2021 0

Ish-konkurrentja e Për’puthen Tea ka qenë që në fillim në dijeni për lidhjen e Andit me Melisën. Pohimin e ka bërë vetë Melisa. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Tean, nëse e dinte për Melisën. Por përgjigjen e ka dhënë kjo e fundit.

“Po e dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur. Nuk e kuptoj pse vazhdoni doni të na përçani kur nuk do ekzistojë kurrë një përçarje. Gjithmonë kemi qenë bashkë. Tea na ka mbështetur, ne duhemi shumë shumë”, është shprehur Melisa.

Tea, vajza që doli çift me Andin nga programi, deklaroi në një intervistë për aplikacionin e “Për’puthen” se edhe ai kishte pasur një marrëdhënie jashtë emisionit. Tea konfirmoi se lidhja fallco me Andin ishte e gjitha një lojë dhe se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e tha emrin e vajzës asokohe duke përforcuar mendimin për lidhjen e fshehtë të Andit me Melisën.

Pas shumë aludimesh, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në formën më të veçantë. Melisa lançoi këngën e saj të dytë “Leje” dhe videoklipi u finalizua me një puthje pasionante mes dyshes. Këtë moment po e prisnin të gjithë prej kohësh dhe më në fund dyshja morën guximin të pranonin hapur gjithçka.

Duket se dalja e tyre si çift e Andit me Tean nga emisioni ka qenë vetëm një mashtrim për të gjithë publikun, pasi secili prej tyre ka vazhduar lidhjen me persona të ndryshëm.

revista.one/