Mentor Haziri kritikon performancat e artistëve shqiptarë më “Sunny Hill Festival”

Mentor Haziri kritikon performancat e artistëve shqiptarë më “Sunny Hill Festival”

August 6, 2022 0

Artisti Mentor Haziri kritikon performancën “playback” të artistëve shqiptarë në “Sunny Hill”. Festivali nisi pardje kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata. Ndërsa, mbrëmjen e djeshme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. 

Nuk dihet për cilin artist konkretisht drejtohet kritika, sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.

Deri tani në “Sunny Hill” kanë performuar yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë në çelje të festivalit këndoi Dua Lipa.

revista.one/