Sara Hoxha vazhdon miqësinë me Dua Lipën, bashkë në “Sunny Hill”, në mbështetje të Ledrit

Sara Hoxha vazhdon miqësinë me Dua Lipën, bashkë në “Sunny Hill”, në mbështetje të Ledrit

August 6, 2022 0

Sara Hoxha ka pozuar krah Dua Lipës dhe foton e ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Blogerja e ka shoqëruar këtë imazh me një zemër të bardhë.

Kujtojmë që edhe mbremjen e parë të festivalit Sunny Hill, kur performoi Dua Lipa, Sara ishte aty në mbështetje të Ledri Vulës dhe jo vetëm. Ajo ndau me ndjekësit edhenjë foto ku dukej Dua në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha e la gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale, duke habitur jo pak fansat e tyre.