“Mezi po pres të bashkohem me ty dhe me qentë tanë”

“Mezi po pres të bashkohem me ty dhe me qentë tanë”

March 29, 2021 0

Lady Gaga – e lindur Stefani Joanne Angelina Germanotta – festoi ditëlindjen e 35-të më 28 mars.

Fituesja e ‘Oscar’ përmes rrjeteve sociale ka zbuluar surprizën që i bëri i dashuri i saj, Michael Polansky, teksa ndodhen larg njëri-tjetrit.

“Kur i dashuri ju dërgon të gjitha lulet në Romë për ditëlindjen tuaj. Të dua zemër. Mezi po pres që të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë, kjo është e gjitha që më nevojitet”, ka shkruar Gaga.

Gaga dhe Polansky u shfaqën së bashku publikisht në ‘Super Bowl’ të vitit të kaluar dhe së fundmi u fotografuan në inaugurimin e Presidentit, Joe Biden.

Lady, e cila ka qenë e fejuar me aktorin Taylor Kinney dhe Christian Carino në të kaluarën, për herë të fundit ndau një imazh përkrah Michael pas performancës së saj në Ditën e Inaugurimit.

Në foto, çifti u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin teksa po mbanin maskat në fytyrë./revista.one/