Mikela kundër azilit: Kam qenë e fejuar për dy vite, jetoja me vjehrrën…
May 23, 2022Mikela Pupa, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se ka jetuar rreth dy vite me mamanë e të fejuarit të saj.
E ftuar në “E diell”, ku tema ishte nëse duhen dërguar prindërit në azil, Mikela u shpreh se është krenare që është shqiptare, pasi sipas saj ata kujdesen më shumë për prindërit, krahasuar me grekët.
“Jam krenare që jam nga Shqipëria, ne e kemi si traditë që kujdesemi për prindërit. Unë kam qenë në një eksperiencë më parë, dy vite dhe kam jetuar me mamanë e djalit gjithsesi. Në Greqi djemtë largohen nga shtëpia dhe nuk kanë përpkrahjen e prindërve dhe as kujdesen për ta. Jam kundër”, tha Mikela.
Ish-konkurrentja ka dalë çift nga emisioni dhe është në një lidhje dashurie me Erionin.