Miratohet Kodi i ri Rrugor: Kolaudimi për makinat e përdorura, 1 herë në 2 vite

Miratohet Kodi i ri Rrugor: Kolaudimi për makinat e përdorura, 1 herë në 2 vite

May 7, 2021 0

Është miratuar në Kuvend, Kodi i ri Rrugor, sipas të cilit, kolaudimi i makinave te perdorura do te behet nje here ne dy vjet.

Projektligji synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.

Qellimi eshte parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore. Po ashtu, behet përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online.

“Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor, ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kryesisht për përdorimin e alkoolit, te celularit ose në rast se kryejne shkelje të përsëritura”, u shpreh deputetja Hysi.

Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit, i bllokuar që prej muajit janar 2021.

“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve”, tha deputetja Hysi.

Pas hyrjes në fuqi të projektligjit, kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite. Ndersa për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend, kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Per mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë 1 herë në vit.

Gjatë diskutimeve deputeti i opozitës Myslim Murrizi, propozoi që të falen gjobat e marra nga shoferet gjatë pandemisë.

“Meqë jemi të kodi rrugor, ftoj mazhorancën të merrte një nismë. Të falen gjobat gjatë pandemisë dhe te kthehen patentat e atyre personave që janë penalizuar për dërgesë në spital të hallexhinjve. Behet fjale per ata që nuk kanë korresponduar me orën policore.

Edhe unë jam dakord që kodi rrugor të jetë i përqasur. Do të doja të ishte një kod i BE por gjithsesi shpreh votën time pro.”, tha ndër të tjera Murrizi. 

revista.one/