Miss Hungaria mashtrohet nga trafikantët dhe përfundon në Ohër, kush është “biznesmeni” që i lidhi kontratë

Miss Hungaria mashtrohet nga trafikantët dhe përfundon në Ohër, kush është “biznesmeni” që i lidhi kontratë

September 18, 2022 0

Të dhëna të reja mbi bandën kriminale në Ballkan që joshi fituesen e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktória. Ajo udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut rreth një muaj më parë, pasi iu ofrua një kontratë modelimi.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve”, zbuloi Jázmin në një intervistë për Blikk.

Pasi bukuroshja hungareze foli hapur, media kontaktoi me kolegen e saj franceze, me origjinë kroate, e cila po ashtu po priste në Maqedoninë e Veriut për të realizuar fotosesionin e veshjeve.

Jazmin Viktoria

“Kam qenë në kontakt me Jazmin në telefon gjatë gjithë kohës, kështu që kam ditur për gjërat e çuditshme që kanë ndodhur. Së bashku, menduam se si mund të arratisej nga hoteli”, tha Valeria Pavelin për Blikk, e cila njoftoi policinë franceze dhe Interpolin, pasi nuk mori mori informacione për Jázmin për orë të tëra, kur kjo e fundit u arratis nga hoteli dhe u fsheh për një ditë derisa i ati mbërriti në Maqedoninë e Veriut për ta marrë.

Valeria Pavelin

“Burri më kërcënoi kur mori vesh se kisha lajmëruar policinë, Interpolin dhe prindërit e Jazmin”, pranoi Valeria Pavelin, e cila thotë se punëdhënësi është trafikant dhe, sipas saj, “s’është maqedonas, por shqiptar”.

“Ai organizon sesione fotografish pranë Shqipërisë, sepse është shumë më e lehtë t’i dërgosh vajzat nga atje, ose nëse ka ndonjë problem, mund të shpëtojë më lehtë vetë”, beson modelja franceze.

Dyshohet se banda ka disa vite që ushtron këtë aktivitet, duke droguar dhe përdhunuar vajzat. I akuzuari dyshohet se i prezantohej vajzave me emrin Tom Tomski, pre e të cilit ra edhe një vajzë tjetër hungareze vitin e kaluar.

Por duke qenë se ai e ka kërcënuar atë, madje edhe familjen e saj duke i hyrë brenda në banesë, ajo ka refuzuar të identifikohet por ka treguar historinë e saj për Bliik.

“Na ftoi në Beograd për hapjen e një hoteli. Ai kishte një agjenci në Dubai, di të formulojë një kontratë dhe të negociojë në mënyrë të tillë që ne të mos mendojmë se diçka nuk shkon. Ishin disa vajza nga vende të ndryshme, por unë mbërrita e para. Më ftoi menjëherë për darkë, por pas gotës së parë fillova të dehem. Ai më ktheu në hotel dhe më pas filloi të më afrohej, por unë e refuzova. Pastaj ai u tregua i vrazhdë, më shtyu në shtrat, donte të më përdhunonte. Vrapova në banjë me fuqitë e fundit që më kishin mbetur dhe më pas mbylla derën”, rrëfeu ajo.

Më pas vazhdoi: “Doja të largohesha të nesërmen, por më kërcënoi. E dinte adresën e familjarëve të mi. Më tha se nëse nuk rrija, do t’i vriste. Ai na tha se quhej Nikolaj, por të gjithë e quanin Tom.”

“Më kërkuan të modelja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, tha ajo për ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur 1 muaj më parë.

Modelja rrëfeu se ai i trajtonte njësoj të gjitha vajzat.

“Më në fund pas dy ditësh arritëm të arratiseshim nga hoteli. Pak ditë më vonë mbërriti në shtëpi dhe zbuloi se i kishin thyer derën e banesës dhe dikush i kishte lënë një shënim ku shkruhej ‘Mos kërko’,”përfundoi rrëfimin vajza, e cila për një vit e gjysmë vuajti nga ankthi për shkak të asaj që i ndodhi.

Më pas rrëfeu se personi që e mashtroi fillimisht ishte i sjellshëm me të, por më vonë situata u përkeqësua.

Modelja tha se i morën pasaportën kur mbërriti në hotel dhe kudo që shkonte ishte e shoqëruar gjithmonë me dikë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa punëdhënësi i saj u bë papritur i dhunshëm.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova”, tha ajo, teksa rrëfeu se ngjarja ndodhi në një kafene buzë liqenit.

“Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”,tregoi Miss-i.