“Si t’i bëjmë qejfin vetes”., Ylli Limani “bëhet” OTR, këngëtari bën ironi me Noizyn

“Si t’i bëjmë qejfin vetes”., Ylli Limani “bëhet” OTR, këngëtari bën ironi me Noizyn

September 18, 2022 0

Këngëtari Ylli Limani ka postuar një selfie nga aeroporti i Prishtinës ku shihet me një bluzë me kapuç. Këtë foto e ka publikuar më pas në Instagramin e tij reperi duke shkruar: “Edhe fotot. Edhe ka nisur të vishet me tuta. Edhe pak e fus në OTR.”

Mirëpo, jo më pak ironike ishte përgjigja e Yllit i cili shkruan: “Hyrje në “Si t’i bëjmë qejfin vetes”. Lesson 101. Çdo të dielë ora 12:30. Ligjëruesin e dini. Shihemi nesër Noizy.”

Por, nuk ka mbaruar këtu. Ylli ka publikuar më pas në Snapchat një selfie duke shkruar: “Noizy”. Mirëpo, krah saj Noizy shkruan: “Ali Express”. Një frazë e njohur në rrjetet sociale për të treguar se një produkt nuk është cilësor. Metaforën e Noizyt mund ta merrni vetë me mend.

Që pas bashkëpunimit të tyre me këngën “Alkool”, dyshja është shfaqur gjithnjë e më pranë, duke na treguar edhe një miqësi të mirë veç bashkëpunimit të kanë në muzikë.

revista.one/