Moderatorja bëhet pjesë e serialit “H.O.T” të Mamaqit

Moderatorja bëhet pjesë e serialit “H.O.T” të Mamaqit

May 6, 2021 0

Ermal Mamaqi prezantoi sot një nga yjet e serialit që po përgatit, moderatoren Klea Huta. Këtë lajm, Mamaqi e dha nëpërmjet dy fotove në Instagram, ku ka pozuar së bashku me bukuroshen.

“Ju prezantoj me një nga yjet e serialit H.O.T , Klea Huta”, njoftoi producenti në diciturën e fotos. ” Këtë vjeshtë në TV” shton Mamaqi krah fotos ku ka dalë duke kafshuar një mollë jeshile.

Producenti më herët zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për  Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

revista.one/