Zyrtare/ Maluma do të vijë më Tiranë më 14 mars të vitit tjetër

Zyrtare/ Maluma do të vijë më Tiranë më 14 mars të vitit tjetër

May 6, 2021 0

Maluma do të vijë, por duhet të prisni pak, kalojë pandemia. Ardhja e Maluma-s në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht në 14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta,” informon kompania.

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e tyre për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

Platforma www.vivere.al për shitjen e biletave do të jetë aktive brenda muajit maj 2021.

Për shkak të situatës së Koronavirusit, në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma më 14 mars 2020.

Për Tiranën ishte caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë uishte shtyre, po për shkak të situatës së rrezikshme të pandemisë.

revista.one