Moderatorja sportive i futet aktrimit në “Portokalli”

Moderatorja sportive i futet aktrimit në “Portokalli”

March 13, 2021 0

Lei Kraja, moderatorja sportive do t’i futet aktrimit. Që në fillim të karrierës ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj. Mësohet se bukuroshja do të provojë veten në një tjetër fushë, në atë të aktrimit.

Lei ka bërë një audicion për të qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe është pranuar të jetë aktore e kastit të këtij programi.

Burime për bordo.al bëjnë me dije se moderatorja sportive do të ketë rolin e një vajze të ardhur nga jashtë që kërkon të gjejë dashurinë në një prej emisioneve të stisura në Portokalli.

Lei ka një të folur me një theks amerikan dhe mendohet se ajo do të shpalosë të gjitha aftësitë e saj në këtë rol.

Kujtojmë se këtë të diel do të startojë spektakli i humorit, i cili do të vijë për publikun me ndryshime të shumta.

Para disa ditësh, aktori Rezart Veleshnja ka zbuluar për publikun se “Portokalli” do të nisë me një të ftuar special! Noizy do t’i bashkohet emisionit, ku do të luajë edhe një pjesë të vogël për publikun në puntatën e parë të këtij spektakli