Monika dhe Iliri ankohen: Produksioni nuk i shfaq shkeljet që bën Donaldi
October 30, 2021Sot Monika dhe Iliri kanë zhvilluar një dialog në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke diskutuar për Donaldin. Aty ndodhej edhe Sabiani.
Iliri: Unë jam shumë i sigurt se publiku e njeh Ilirin, karrierën time e trurin tim dhe nuk bazohen te Donaldi.
Monika: Sa ke ti vite punë, ai ka jetë.Do të lutesha vetëm për 1 gjë Ilir, po ma dëgjo, ne nuk dua ta zëmë më në gojë atë njeri sepse dashje pa dashje ne e kemi bërë atë për 4 javë (i kemi dhënë vëmendje). Më vjen çudi sepse ne dëgjohemi 24 orë dhe kur shan ky një femër, kur ulëret ky cepave për shoqen e vet, nuk e kanë treguar. Nuk është treguar asnjë detaj i Donladit. Ai ka shkelur 3 rregulla bazë të kontratës: dhunën psiqike, ofendimin, bullizimin. Dje mua më tha e shëmtuar.Do ikësh ti më tha, jo unë, ty do të nxjerr.Jemi goditur shumë keq. Stop më dhe të shikojmë se çfarë do bëhet.
Iliri: Ai nuk ka etikë.
Kujtojmë se një zarf i zi ka mbërriti në shtëpinë e “Big Brother”.Nëpërmjet gjesteve e fjalëve është evidentuar se disa prej banorëve kanë dërguar kode dhe në këtë mënyrë kanë planifikuar nominimet.Dje u pa se kjo gjë kishte ndodhur midis Sabianit, Monikës dhe Ilirit. Për këtë arsye dolën të gjithë në nominim dhe u largua Paloma.
revista.one/