(VIDEO) “Mora fjalë”, pasardhësi i Adem Jasharit prezantohet me këngë si lojtar tek “Prishtina”

(VIDEO) “Mora fjalë”, pasardhësi i Adem Jasharit prezantohet me këngë si lojtar tek “Prishtina”

November 2, 2022 0

Pasardhësi i familjes legjendare Jashari, Igball Jashari është prezantuar dje (e martë) si lojtar i ekipit të parë të Prishtinës dhe, siç e do zakoni, ai ka kënduar para bashkëlojtarëve dhe stafit.

Jashari është një pjesëmarrës i rregullt i moshave të Përfaqësueses së Kosovës dhe në verë u transferua të ekipi i juniorëve të Prishtinës.

Megjithatë, pas vetëm disa muajve punë, Jashari ka bindur drejtuesit dhe stafin se meriton ekipin e parë.

Kështu, ata kanë vendosur ta ngritin Igballin në ekipin e parë dhe tashmë ai i është bashkuar në stërvitje dhe mund të jetë pjesë edhe e ndonjë ndeshje.

Prezantimi i tij para ekipit dhe stafit ka ardhur të martën mbrëma dhe siç e do zakoni ai ka kënduar para tyre.

Kënga e Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari ishte kënga të cilën e këndoi sulmuesi 17-vjeçar.

Atmosfera ishte e mirë dhe të gjithë e ndihmuan djaloshin e ri të këndonte dhe të ambientohej sa më mirë.

E gjithë kjo erdhi pasi Jashari është mbledhur për herë të parë në një ndeshje të ekipit të parë, pikërisht në takimin e djeshëm të cilin “Prishtina” e zhvilloi ndaj “Trepça ’89” në “Fadil Vokrri”.

revista.one/