“Mortal Kombat 2021” sjell filmin e ri (traileri)

“Mortal Kombat 2021” sjell filmin e ri (traileri)

February 22, 2021 0

Video-loja e famshme Mortal Kombat rikthehet me një film të ri pas rreth 24 vitesh.

Traileri “Red Band” i publikuar në YouTube disa ditë më parë ka ngjallur interes të madh për miliona fansa në mbarë botën.

Pas suksesit të madh të video-lojës në vitin 1992, Hollywood vendosi të realizojë filmin e parë bazuar në një video-lojë, “Mortal Kombat” në 1995, më 1997 u publikua “Mortal Kombat: Annihilation”. E ndonëse realizimi u kritikua si tepër i dobët, të dy filmat u pritën mirë dhe arritën fitime marramendëse, për shkak të shikueshmërisë së lartë.

Këtë herë duket se studiot hollivudiane e kanë marrë seriozisht. Historia dhe efektet speciale të filmit që pritet ta ketë premierën më 16 prill, duken fantastike. Më poshtë ndiqni trailerin: