Nga një makinë e thjeshtë tek Lamborghini – Mozzik mburret me jetën luksoze

Nga një makinë e thjeshtë tek Lamborghini – Mozzik mburret me jetën luksoze

September 10, 2021 0

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, siç ka treguar, ka pasur një jetë shumë të vështirë e me sfida të ndryshme.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) shpesh e rrëfen të kaluarën dhe situatat nëpër të cilat ka qenë dhe kjo u dëshmua më së miri me një nga postimet e fundit.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ai shfaq veten para një makine të thjeshtë të realizuar në vitin 2013 dhe një tjetër imazh të bërë në 2021 para një veture luksoze të tipit, Lamborghini.

Krijuesi i shumë hiteve ka krahasuar stilin e jetesës që bëri tetë vite më parë dhe atë që po bën aktualisht.

Falë koncerteve e mbrëmjeve të shumta, ai ka arritur të bëjë një jetë luksoze e po ashtu edhe një stil jetese luksoze.

Sidoqoftë, 25-vjeçari është shprehur falënderues për çdo të arritur e gjithashtu edhe për atë që ishte dikur.

revista.one/