Mozzik në një romancë me Kiara Titon? Fotot që ngritën dyshime dhe reagimi i moderatores

Mozzik në një romancë me Kiara Titon? Fotot që ngritën dyshime dhe reagimi i moderatores

June 21, 2022 0

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re.

Dhe me sa duket ky mbishkrim mbi foton e tij nuk ka qenë i rastësishimë, pasi së fundmi po qarkullojnë në rrjet disa foto të tij me një vajzë që dyshohet se është moderatorja Kiara Tito.

Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Por një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një Instastory të Mozzik dhe Kiara Titok dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë. Bashkëngjitur me storyn e Mozzik shihet edhe një story e Kiara Titos, e cila mban veshur të njëjtin fustan si ‘vajza misterioze’ të cilën publikoi reperi pak ditë më parë.

Gjithçka mund të jetë rastësi, po pas këtyre fotove në rrjet kanë nisur aludimet.

Kujtojmë këtu që Mozzik ka pasur një lidhje me reperen Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën.

Ndërkohë, Kiara ka vendosur të reagojë në lidhje me fotot dhe dyshimet se mes sa dhe Mozzik. Në një postim në Instastory, Kiara shkruan se nuk fotot dhe aludimet nuk janë të vërteta.

“Më kanë ardhur këto foto në dm, gjithashtu po lexoj edhe në portale. Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale, por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto.”– shkruan mes të tjerash moderatorja.

revista.one/