Murati puth Olën, reagon Sindi, ja si e përjetoi
April 8, 2021Murati puthi Olën në takimin e tyre të parë në “Për’puthen”. Ata u shfaqën të afërt teksa konsumonin një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë.
Ola:Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush?
Murati: Mendon se mund të kesh ndonjë pëlqim tjetër?
Ola: Jam e sigurt.
Murati: Mos më thuaj pastaj mund të dalësh me të tjerë.
Ola: Si u ndjeve kur deklarova pëlqimin për ty?
Ola: Do ta shohësh veshjen time?
Murati: Po. Me gjithë qejf.
Nga ana tjetër, ka reaguar Sindi. Ajo është deklaruar që është në program vetëm për Muratin. Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe tij.
Ajo e ka cilësuar Muratin si çunak që bie pre e provokimeve.
Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.
Ola: Ti hipe mbi tavolinë.
Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma. /revista.one/