Pas sherrit në studio, ja ç’ndodhi në prapaskenë mes Antonelës dhe Blerimit

Pas sherrit në studio, ja ç’ndodhi në prapaskenë mes Antonelës dhe Blerimit

April 8, 2021 0

Blerimi iu drejtua dje Antonelës me fjalë të ashpra. Ai i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutash dhe më pas udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun. Madje Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Antonela nuk e pranoi këtë gjë. Ajo u shpreh se ka qenë në Sarandë me familjen për disa punë personale.

“Unë isha me familjen time në Sarandë. Ti nuk mund të më kërkosh mua llogari se nuk jam gruaja jote. Kam shkuar për punët e mia në Sarandë”, tha Antonela.

“Sinqerisht po të kursej në respekt të mamit tënd. Unë jam e sigurt se ajo është shumë kundër këtyre gjërave që po bën ti këtu”, i tha Blerimi.

Sherri mes tyre ka vazhduar edhe pas fikjes së kamerave. Sot është publikuar një video, në të cilën duket se Antonela ka ndjekur Blerimin në prapaskenë. Ajo i ka kërkuar shpjegime për ato çfarë tha në studio. Antonela shihet duke e kapur Blerimin fort nga duart. Ndërkohë ai kërkon të largohet prej saj. Gjithashtu ajo i kërkon llogari përse ai nuk i ka kthyer përgjigje në një mesazh në Instagram. Blerimi ka refuzuar të përgjigjet. Siç duket Blerimi ka hequr dorë prej Antonelës. /revista.one/