Naser Rafuna shpallet “Aktori më i mirë” në “Cannes World Film Festival”

Naser Rafuna shpallet “Aktori më i mirë” në “Cannes World Film Festival”

December 26, 2022 0

Aktori i njohur shqiptar, Naser Rafuna ka arritur një sukses të radhës me filmin e tij të fundit “Hidden”. Rafuna është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor” në festivalin “Cannes World Film Festival”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet artisti përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ku u shpreh i lumtur për arritjen.

“Dhe paskam fituar si aktori më i mirë në rolin kryesor në filmin “Hidden” në Cannes Wolrd Film Festival”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që aktori mbetet i angazhuar edhe me rolin e tij në serialin vendor  “Çka ka shpija”.

Filmi “Hidden” po ashtu ka rrëmbyer edhe dy çmime kryesore në Beograd. “Best Narrative Feature Film” dhe “Best Actor”.

Filmi gjithashtu ka rrëmbyer katër çmimet kryesore të festivalit të filmit të kategorisë GOLD: Europe Independet Movie Festival. revista.one/