Vikena Kamenica koncert për Krishtlindje në Korçë

Vikena Kamenica koncert për Krishtlindje në Korçë

December 26, 2022 0

Pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë, mezosopranoja Vikena Kamenica është rikthyer sërish në Korçë me koncertin e saj për festat e fundvitit.

E shoqëruar nga Banda Jazz Trio, për artdashësit Kamenica performoi një listë të gjatë  këngësh.

“Më kishte marrë malli se pandemia na kishte shkaktuar shumë probleme. U krijua një hendek i vogël që nuk do ta doja kurrë dhe sidomos me Korçën nuk e dua kurrë shkëputjen. Vërtet është kënaqësi e madhe të jesh në Korçë”- u shpreh ajo.

Në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi, Vikena shoqërohej edhe nga dy artistët e rinj Martin Pano dhe Jasmina Dervishi.

“Publiku korçar ishte i mrekullueshëm. Më kanë përcjellë shumë emocion sot” tha Martin Pano. “Publiku ishte shumë i ngrohtë, shumë aktiv. Në qoftë se është publiku kështu dhe ne e kemi më të lehtë përformancën”, tha Jasmina Dervishi

Koncerti festiv i Vikena Kamenisës vjen çdo vit në periudhën e Krishlindjes dhe Vitit të Ri, për publikun Korçar. revista.one/