Ndarja e Bora Zemanit me aktorin, “Donaldi mori valixhet dhe iku nga xhelozia”

Ndarja e Bora Zemanit me aktorin, “Donaldi mori valixhet dhe iku nga xhelozia”

May 2, 2021 0

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht. Së fundmi dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore. Sipas disa raportimeve, thuhet se ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme. Grindjet nisen nga gushti i vitit të kaluar, direkt pas zyrtarizmit të lidhjes.

Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka dërguar deri në këtë vendim. Ndersa njohja e tyre filloi gjatë emisionit ‘Treshat’.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momenti. Edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer përsëri.

“Ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia”, citohen te kene thene miq te afert te ciftit.

Për herë të fundit Bora dhe Donaldi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale gjatë muajit mars. Ata postuan disa foto shumë “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam ditët e fundit. Bora dhe Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.