Në Mars mund të jetohet, roboti i NASA-s prodhon oksigjen nga atmosfera
April 22, 2021Roboti me emrin “Preserverance“ (kë mbë ngulja) ka si mision të kërkojë shenja të jetës në Mars. Ndë rkaq, roveri merret edhe punë të tjera shkencore. Në 20 Prill, roboti tërhoqi një sasi dioksidin e karbonit nga atmosfera e planetit dhe e shndërroi atë në oksigjen, njoftoi NASA të Mërkurën.
Kur ishte nisur, Laboratori Jet Propulsion i NASA-s i vendosi roverit një instrument të quajtur Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars ose shkurt MOXIE.
Pajisja i mundësoi robotot të ndajë atomet e oksigjenit nga molekulat e dioksidit të karbonit, duke ngrohur gazin në afërsisht 1,470 gradë Fahrenheit dhe duke krijuar monoksid karboni si një nënprodukt. Gjatë provës së parë të instrumentit, ai prodhoi rreth pesë gram oksigjen ose sa sa për t’i dhënë një astronauti të vetëm rreth 10 minuta ajër të frymëmarrjes në kostumin e tyre. Sipas NASA-s, suksesi i eksperimentit hap rrugën për misionet në të ardhmen, veçanërisht ato që përfshijnë astronautë njerëzorë. Njerëzit dhe raketat që do t’i çojnë në Planetin e Kuq, kanë nevojë për oksigjen . Një raketë e vetme që mban katër astronautë do t’i duheshin rreth 55,000 pound oksigjen për të dalë nga toka. Nuk është e mundshme të transportosh kaq shumë oksigjen në Mars. Me kë të zbulim, eksplorimi i planetit nga njeriu ë shtë i mundhsë m.
Eksperimenti i suksesshëm ndjek një tjetër sukses historik pë r NASA-n. Në fillim të kësaj jave, agjencia ngriti në fluturim një helikopter në një planet tjetër. Ky iste fluturimi i parë provë i helikopterit “Ingenuity Mars”. Ashtu si MOXIE, kjo hap rrugë n për avionët e ardhshëm për të eksploruar Planetin e Kuq. /revista.one/