Nëse do t’i duhej të ndante shtëpinë, cilën do të zgjidhte Bleonën apo Taynën?
March 22, 2021I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not” në RTV ORA ka qenë Ervin Gonxhi.
I pyetur nëse periudhën e karantinës do të duhej ta kalonte me reperen e njohura Tayna, përgjigjja e Goxhit nuk pritej aspak.
Ndryshe nga të tjerët që do të luteshin që ky fat t’i trokiste në derë, Gonxhi tha se do ta ndante shtëpinë në dysh dhe të dy do të vazhdonin jetën e tyre.
Nëse do të jetoje në një shtëpi me Tayna-n?
“Jo nuk e besoj, nuk është në ujërat e mia.”
Të ka rënë halli, të ka zënë karantina me Taynën në shtëpi. Çfarë do të bëje? Nuk është mundësi zgjedhje.
“Do kisha marrë një gips të madh, do ta kisha ndarë më dysh shtëpinë dhe do kisha parë jetën time. Nuk përputhem me këtë.”
Ndryshe mendon Gonxhi për një artiste tjetër.
Nëse në periudhën e karantinës do të duhej të jetonte me Bleona Qerretin, ai u shpreh i gatshëm ta ndanim shtëpinë bashkë, madje do t’i bënte dhe foto asaj.
Nëse do të jetoje në një shtëpi me Bleona Qerretin ?
Gonxhi:“Bleonën po e kam mikeshë, patjetër është vajzë shumë e mirë, është shoqe e mirë, danoçe është. Do kisha jetuar me shumë kënaqësi.”
I pyetur se kush janë 3 këngëtaret e preferuara shqiptare, jo vetëm nga zëri por edhe simpatike ai u përgjigj :“Dafina, Dafina dhe Dafina.”
“Është e mirë shumë,” tha Gonxhi