Nga 15 maji fillojnë fluturimet direkt nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës 2 herë në javë

Nga 15 maji fillojnë fluturimet direkt nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës 2 herë në javë

March 19, 2021 0

Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.

Fluturimet do të jenë 2 herë në javë për 2 javët e para, ndërkohë që nga 31 maji fluturimet direkte do të bëhen 3 herë në javë.

“Lajm i mrekullueshëm! Prej 15 majit, WizzAir do të fillojë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës. Do të fillohet me dy herë në javë, por nga 31 maji fluturimet do të shtohen në 3 herë në javë”, shkruan ambasada suedeze. /revista.one/