Nga Për’puthja në Parlament/ Dorëheqja e Grida Dumës i hap rrugën për deputete Ori Nebiajt

Nga Për’puthja në Parlament/ Dorëheqja e Grida Dumës i hap rrugën për deputete Ori Nebiajt

November 8, 2022 0

Dorëheqja Grida Dumës nga mandati i deputetit i jep një shans të papritur mderatores së Top Channel Ori Nebiaj. Rezulton se pas Grida Dumës në listën e rezultateve të KQZ, kandidatja më e votuar për qarkun e Tiranës është Ori Nebiaj, e cila ka marrë plot 5 599 vota.

Aktualisht, Ori është e angazhuar në programin e përditshëm “Për’puthen”. 

A do ta lërë ekranin për sallën e Kuvendit?

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka dorëzuar mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit, Duma komunikoi vendimin e saj, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Më kanë goditur personalisht, jam sulmuar nga hienat.Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”,-deklaroi Grida Duma.

revista.one/