Profesionistë e profesorë të shquar amerikanë vizitojnë Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dekania Xhajanka tregon detajet

Profesionistë e profesorë të shquar amerikanë vizitojnë Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dekania Xhajanka tregon detajet

November 8, 2022 0

Fakulteti i Mjekësisë Dentare është vizituar nga ekipi i kolegëve të Albanian Health Fund. Dekanja e Fakultetit, Edit Xhajanka, bën të ditur se, tashmë prej më shumë se 25 vitesh, është kthyer në një traditë të bukur jo thjesht bashkëpunimi shkencor dhe profesional, por dhe miqësia e përzemërt me profesionistë e profesorë të shquar amerikanë.
Ishin anëtarë të Albanian Health Fund që iniciuan traditën e bukur dhe të vlefshme të organizimit të eventeve shkencore në fushën e shkencave të mjekësisë dhe të stomatologjisë, si dhe shënuan standartet në këtë drejtim.
Më tej Xhajanka shpreh falenderim edhe Dr. John Gillan, Prof. Ruzhdie Qafmolla, Prof. Rozarka Budina, Prof. Besnik Gavazi e Prof. Edvin Selmani, të cilët ishin të parët që i hapën portat këtij bashkëpunimi e miqësie si dhe për të gjithë profesorët amerikanë që çdo vit i bashkohen ekipit që vjen në UMT.
Dr. Randy Thompson i dhuroi dy libra profesionalë për Programin e Higjienës Dentare koordinatores së Programeve Bachelor në FMD, Dr. Silvana Bara.


Ndërsa sot në sallën e leksioneve të FMD, profesorët e Albanian Health Fund mbajtën një leksion mjaft interesant mbi dentistrinë dixhitale.
Ndërkohë në datat 10-13 nëntor do të mbahen leksione nga mjekët amerikanë Al Weir, Gary Russell, Randy Thompson, Eugene Smith, Robert Chandler, Joshua Evans, Luke Parker, Marc Johnston, Mary Kwok, Catherine Cowles, Christi Park, Timothy Call, Ryan Kwok.

revista.one/