Nis “Më lër të flas”/ Donaldi mburr Bora Zemanin, si moderatorja më e mirë, Ledion Liço: Pse nuk jeni më bashkë?

Nis “Më lër të flas”/ Donaldi mburr Bora Zemanin, si moderatorja më e mirë, Ledion Liço: Pse nuk jeni më bashkë?

April 30, 2022 0

Drejtori i “Top Albania Radio” dhe “Top News”, Ledion Liço, nuk heziton t’i thotë hapur preferencat e tij për moderatorët në Top Channel.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Më lër të flas”, Liço tha se moderatori që pëlqen më shumë në ekranin më të madh të shqiptarëve, është Isli Islami, prezantues i “Wake Up” dhe emisioneve të tjera në “Top Albania Radio”.

“Isli Islami. E kam njohur shumë, sidomos dy vitet e fundit kur më është dashur të dëgjoj radion shumë më tepër dhe më pëlqen shumë humori organik, batuta organike që ka Isli dhe mendoj që është i nënvlerësuar, sipas shikimit tim”.

Donald Veshaj e pyeti më tej Liçon se cila është moderatorja e tij e preferuar.

Ledioni: Moderatorja Bora Zemani mund të bëhet… (ndërpritet nga duartrokitjet e publikut)

Donaldi: Mendoj se është publiku i “Për’puthen”

Ledioni: Mendoj se po, janë të njëjtët, nuk ka mundësi…

Donaldi: Mendon se Bora Zemani…

Ledioni: Mendoj se Bora… duke punuar, e shoh në një dritë tjetër

Donaldi: Okej, më pëlqen!

Ndërsa Ledion Liço kujtoi emisionin e disa viteve më parë, kur vëllezërit Veshaj prezantonin krah Bora Zemanit. Mesa duket ju nuk mendoni njësoj, përderisa nuk e keni sot në mesin tuaj, i tha aktorit drejtori i “TAR”.

Ndërsa Donaldi e kaloi situatën me humor, duke thënë se “mekanizmat e Top Channel kanë ndryshuar”.

Edhe Lori Hoxha është e ftuara e parë e emisionit më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, nën drejtimin e Donald dhe Romeo Veshajt.

Ajo iu përgjigj pyetjeve të binjakëve për jetën personale dhe profesionale.

Si është të jesh në drejtimin e Top Channel, e pyeti moderatori.

“Privilegj shumë i madh, kam gjithë jetën që përgatitem për këtë. Është intensitet shumë i madh po dhe kënaqësi shumë e madhe”, u përgjigj drejtuesja e Top Channel.

Lori Hoxha është po ashtu shume aktive në rrjetet sociale, sidomos “Instagram”, ku ndan momente nga udhëtimet e saj.

Por, jeta reale është shumë ndryshe nga ajo që shfaqet në “Instagram”, thotë Lori, ndërsa shton se “po mundohem ta drejtoj më shumë drejt televizionit Instagramin tim, se aty jam gjatë gjithë kohës”.